Inerte dhe skelat zënë trotuarin, pamjet e kaosit në një lagje të Durrësit, ku ende duken dëmet nga tërmeti

inerte dhe skelat zene trotuarin pamjet e kaosit ne nje lagje te durresit ku ende duken demet nga termeti
inerte dhe skelat zene trotuarin pamjet e kaosit ne nje lagje te durresit ku ende duken demet nga termeti

Pirgje me inerte që zënë komplet trotuarin, por edhe një pjesë të rrugës. Skela të vendosura prej rreth një viti, por punimet e rikonstruksionit janë ndërprerë prej kohësh.

Kjo është situata aspak normale me të cilën përballen banorët e pallatit nr 786, në lagjen nr.18 në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se përveç punimeve të papërfunduara ende, banorëve të pallatit më dëmtime DS3 u kanosen edhe rreziqe të tjera.

Apeli i tyre i vetëm drejtuar autoriteteve është përfundimi i punimeve dhe largimi i inerteve. 4 vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit në Durrës mbetet ende larg përfundimit. Janë mbi 2000 familje që prej 5 muajsh nuk marrin bonusin e qirasë dhe janë ende në pritje të sistemimit në shtëpitë e tyre.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts