
12:20 04/05/2022
Shtetet e Bashkuara kishin regjistruar ka kaluar shifrën e 81 milion rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Numri i vdekjeve mbetet gjithashtu më i larti në të gjithë botën me gati 994 mijë në total sipas Qendrës për Shkencën dhe Inxhinierinë e Sistemeve (CSSE) në Universitetin Johns Hopkins.
Më shumë se 574.81 milionë doza të vaksinave për COVID-19 ishin administruar në të gjithë vendin. Një nënvariant i ri, shumë i transmetueshëm i Omicron po përhapet me shpejtësi në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke ndikuar në rritjen e rasteve me COVID-19.
Lloji i ri, i quajtur BA.2 12.1 përbën 36.5 përqind të rasteve të reja me COVID-19 në vend sipas të dhënave të publikuara nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Të dhënat u rritën nga 26.6 përqind një javë më parë dhe 16.7 përqind dy javë më parë, treguan të dhënat e CDC. BA.2.12.1 duket se është rreth 25 përqind më i transmetueshëm mbi nënvariantin BA.2, tha Drejtoresha e CDC Rochelle Walensky, duke shtuar se po vlerësohet nëse vaksinat kanë efektivitet ndaj këtij variant ose jo.
Shtetet e Bashkuara çdo ditë regjistrojnë rreth 60 mijë infeksione të reja dhe 320 vdekje. Zyrtarja e shëndetit publik Mary McFadden paralajmëroi se njerëzit ende duhet të jenë vigjilentë në mënyrën se si mbrojnë veten pasi pandemia ende nuk ka përfunduar.
Klan News