Infektimet nga fruthi, ndërron jetë 40-vjeçari në Irlandë

infektimet nga fruthi nderron jete 40 vjecari ne irlande

16:17 08/02/2024

Një 40-vjeçar, i cili u infektua nga fruthi pasi udhëtoi për në Birmingham, ka ndërruar jetë në një spital në Irlandë. Ky është rasti i parë i konfirmuar i fruthit në Irlandë për këtë vit.

Sipas BBC, në këtë vend ka pasur katër raste të fruthit në 2023-shin, dy në 2022-shin, asnjë në 2021-shin dhe pesë në 2020-n, pa asnjë vdekje të raportuar në asnjë nga ato vite.

Shefja e Mjekësisë në Irlandë, Breda Smyth tha se ishte “shumë e shqetësuar”, pasi mund të ekzistojë një “rrezik i lartë” i shpërthimit të fruthit në vend dhe u bëri thirrje njerëzve që të përdorin vaksinën e fruthit dhe rubeolës.

Ajo gjithashtu u shpreh se rreth 95% e popullsisë duhej të vaksinohej për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje.

Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse në botë dhe mund të infektojë nëntë nga dhjetë persona të pavaksinuar. /tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts