Infektimet prekin maja të reja nëpër Europë

12:33 24/12/2021

Rikthehet detyrimi i maskave, anulime festash të fundvitit

Infektimet me COVID-19 vijojnë të arrijnë maja të reja në Europën Perëndimore. Spanja shënoi rekord pandemik me gati 73 mijë infektime të reja, këtë 24-orësh, një shifër që përbën më tepër se dyfishin e niveleve të larta të arritura deri më tani. Edhe Portugalia shënoi numrin më të lartë të infektimeve që prej Shkurtit.

Rekorde të reja pandemike njoftuan më herët edhe Britania e Madhe, Italia e Franca. Madje edhe Shtetet e Bashkuara shënuan një rekord të ri, që është pranë nivelit maksimal të infektimeve që vendi e arriti në Janarit. Vala e re po ushqehet nga përhapja me ritme të paprecedentë e Omikronit. Megjithatë, niveli i vdekjeve mbetet i pandryshueshëm.

Italia, Spanja e Greqia rikthyen detyrimin e mbajtjes së maskave në ambiente të brendshme e të jashtme. Pavarësisht nivelit të lartë të vaksinimit, shumë vende i janë përgjigjur thirrjes së OBSH-së për të pezulluar festimet e fundvitit, në rastin më të fundit, Nju Jorku që nuk do të ketë grumbullimet tradicionale natën e ndërrimit të viteve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.