Infektimet u rritën me 9 % javën e fundit

[embedded content]

12:56 30/07/2021

Turqia shënoi rekord me 110 % më shumë se 1 javë më parë

Turqia rezulton të jetë rezulton të jetë shteti europian që ka patur përhapjen më të madhe të virusit për gjatë javës së fundit.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të reja pati një rritje me rreth 110 % krahasuar kjo me një javë më parë, teksa vetëm të enjten autoritetet shëndetësore turke raportuan mbi 22 mijë raste.

Franca gjithashtu po përballet me një përhapje të shpejtë të virusit, teksa brenda 7 ditëve të fundit ka raportuar një rritje me rreth 45 % në raport me një javë më parë, ndërsa shumica e infektimeve i përkasin variantit Delta.

Vetëm në 24 orët e fundit Franca raportoi afro 26 mijë raste të reja dhe afro 30 jetë të humbura.

Në vend të tretë në Europë rritjen më të madhe të infektimeve javën e fundit e ka shënuar Italia me 43 % krahasuar me javën e tretë të Korrikut.

Kjo u reflektua edhe në infektimet në 24 orët e fundit, ku u shënuan mbi 6100 raste, shifra më e lartë kjo prej disa javësh.

Gjermania, ndonëse me shifra më të ulëta ka raportuar një rritje javore me 38 %.

Britania e Madhe pavarësisht numrit të madh të infektimeve ditore, këtë javë ka shënuar një rënie të ndjeshme të përhapjes së virusit me 37 %.

Ndërkohë që përtej oqeanit Shtetet e bashkuara të Amerikës gjithashtu kanë patur një trend rritës me afro 54 % krahasuar me javën paaradhëse. Rritja u pasqyrua edhe në 24 orët e fundit, teksa u raportuan afro 92 mijë raste të reja dhe mbi 300 jetë të humbura. Në rang global rritja javore ka qënë në nivelin e 9 %.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *