Infektoi me COVID 8 persona, 5 vite burg për të riun në Vietnam

Një gjykatë në Vietnam ka dënuar me 5 vite burg një burrë, i cili akuzohet për shkeljen e rregullave anti-COVID.

Le Van Tri, 28-vjeç, u dënua për “përhapjen e sëmundjeve infektive të rrezikshme” në një gjyq, që u zhvillua të hënën.

Kujtojmë se Vietnami ka qenë një nga vendet që e ka menaxhuar me sukses pandeminë. Ajo kishte infektime dhe vdekje të pakta. Por në fund të muajit prill, infektimet pësuan rritje dhe autoritetet u detyruan të merrnin masa të ashpra ndaj qytetarëve të pabindur.

“Tung u kthye në Ca Mau nga qyteti Ho Chi Minh… dhe shkeli rregullat e karantinës 21-ditore”, tha agjencia e lajmeve. “Tung infektoi tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq për shkak të virusit pas një muaji trajtimi”, thuhet më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *