Infermieret postojnë në Tik Tok duke kërcyer, ndjekësit iu kthehen keq

21:20 25/08/2021

Dy infermiere nga Yorkshire janë kryqëzuar në rrjetet sociale pasi postuan një video në Tik Tok ndërsa kërcenin në pjesën e pasme të ambulancës. Gjatë pushimit të tyre në punë, Rhianna Higgins dhe kolegia e saj zgjodhën ta kalonin kohën e lirë duke kërcyer nën ritmet e një kënge nga Justin Bieber, por njerëzit nuk e morën lehtë shakanë.

Videoja grumbulloi mbi 250,000 shikime, por edhe komente negative nga ndjekësit që u shprehën të zhgënjyer. Në komente thuheshin fjalë si: “dhe njerëzit habiten pse duhen 3 orë që të shfaqet një prej tyre”, “Zoti na ndihmoftë kur telefojmë 999 sepse ato mendojnë vetëm për Tik Tok”, “duhet të ishin duke shpëtuar jetë, por të bësh video në Tik Tok është më e rëndësishme” “tani e di pse gjyshja ime nuk ia doli mbanë”, etj.

Nga ana tjetër, shumë njerëz i mbështetën vajzat duke lënë komente pozitive pasi nuk kishte asgjë të keqe në video për sa kohë ndodheshin gjatë pushimit./tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *