Infermieri pedofil pranon fiksimin e videove pornografike dhe abuzimin seksual të fëmijëve

18:33 12/08/2021

Christopher Ewan, 45 vjeç është babai i katër fëmijëve dhe i martuar, i cili ka punuar në departamentin e urgjencave dhe aksidenteve në spitalin Aintree.

Gjatë bllokimit, ai shkarkoi më shumë se 100 fotografi dhe video të përdhunimit të fëmijëve, plus imazhe ekstreme pornografike që tregojnë kafshëri, raportoi Liverpool Echo.

Pas një hetimi policor, Ewan pranoi se i kishte shkarkuar dhe poseduar këto pamje. Ai kishte shkarkuar 137 skedarë të Kategorisë A – 127 imazhe dhe 10 video – midis 3 Marsit dhe 23 Qershorit të vitit të kaluar.

Kategoria A është kategoria më serioze, që përfshin përdhunimin e fëmijëve. Ewan pranoi gjithashtu se kishte shkarkuar 219 imazhe të Kategorisë B kur u paraqit para gjyqtarëve muajin e kaluar.

Avokati i tij Desmond Lennon ka deklaruar: A pranon pa rezerva shkarkimin e plotë të imazheve dhe videoklipeve dhe pranon interesin e tij seksual për fëmijët.

Ewan është liruar me kusht, por në Shtator do jepet dënimi i tij përfundimtar.

Ewan ishte larguar nga puna që vitin e kaluar dhe nuk është më i punësuar, kanë thënë kolegët e tij të cilët besojnë se ai ka qenë i sëmurë. Ai ka humbur edhe mundësinë që të ushtrojë profesionin e tij si infermier. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *