
17:11 11/08/2021
Autoritetet në Gjermaninë veriore kanë apeluar ndaj mijëra njerëzve që të marrin një tjetër dozë vaksine antiCovid pasi një hetim i policisë zbuloi se një infermiere e Kryqit të Kuq mund t’ju ketë injektuar atyre ujë fiziologjik.
Infermierja dyshohet se u ka injektuar ujë të kripur qytetarëve në vend të vaksinës origjinale. Ngjarja ka ndodhur në Friesland gjatë pranverës. “Jam i shokuar nga”, tha Sven Ambrosy, një këshilltar. Nga veprimet e infermieres janë prekur të paktën 8600 banorë.
Uji fiziologjik është i padëmshëm, mirëpo tashmë pjesa e qytetarëve që ka marrë këtë lloj vaksine duhet që të marrë një dozë tjetër. Identieti i infermieres nuk është bërë ende publik.
Në rrjetet sociale ajo ka postuar pikëpamje skeptike rreth vaksinave. Nuk dihet nëse e dyshuara është arrestuar, por mësohet se ajo i është dorëzuar një njësie policie që heton krimet e motivuara politikisht./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al