Inflacion rekord në Eurozonë

18:05 31/10/2022

Inflacioni në Eurozonë ka arritur në nivelet më të larta në 20 vite ekzistencë të monedhës së përbashkët europiane. Zyra europiane e statistikave Eurostat njoftoi se në Tetor, inflacioni arriti nivelin 10.7%, duke u rritur me 0.8%.

Ndikimin kryesor e ka lufta ruse në Ukrainë, që ka bllokuar importet e lëndëve të para për prodhimin e energjisë dhe atyre ushqimore, si dridhërat. Kjo ka ndikuar në shumëfishimin e çmimit të të gjitha produkteve e po ashtu edhe të faturave të energjisë elektrike e ngrohjes. Në vendet perëndimore të kësaj hapësire, rekordin e inflacionit e mban Italia, ku ka arritur në 12.8%, e ndjekur nga Gjermania dhe Franca, ku po ashtu inflacioni është në nivelet më të larta.

Ndërsa vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë normën më të lartë të gjithë kësaj hapësire mbi 20%. Duke nisur nga muaji i ardhshëm, Banka Qendrore Europiane ka vendosur rritjen e normës së interesit, në përpjekje për të frenuar rritjen e mëtejshme të inflacionit. Ekspertët nuk përjashtojnë mundësinë që ekonomia e Eurozonës të futet në recesion, vitin e ardhshëm.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *