Inflacioni i eurozonës në nivelin më të lartë në dekadë

Norma vjetore e inflacionit në zonën e euros u rrit në gusht me 3 për qind, më e larta në gati 10 vjet, duke tejkaluar qartë objektivin prej 2 për qind të BQE-së, njoftoi sot Eurostat.

Inflacioni në zonën e euros ishte rritur tashmë në korrik me 2,2 për qind, pas një rritjeje me 1,9 për qind në qershor.

Presionet e fundit të çmimeve po bëjnë që tregjet financiare të kenë frikë nga rritja e normave të interesit.

Megjithatë, Banka Qendrore Evropiane (BQE), ashtu si edhe homologu i saj amerikan, FED, e konsiderojnë fenomenin “të përkohshëm”.

Rritja e inflacionit lidhet me rritjen e çmimeve të energjisë dhe mungesat e përbërësve në industri, vetë rezultat i rimëkëmbjes së fortë ekonomike që pasoi krizën e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Për shumë ekspertë, situata pritet të normalizohet në muajt e ardhshëm.

Ndër vendet e mëdha që ndajnë monedhën e vetme evropiane, Gjermania përjetoi inflacion veçanërisht të lartë (3,4 për qind), ashtu si Spanja (3,3 për qind), ndërsa Italia (2,6 për qind) dhe Franca (2,4 për qind) mbetën nën mesataren e bllokut.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *