Inflacioni në Britani ulet ndjeshëm që nga Tetori

inflacioni ne britani ulet ndjeshem qe nga tetori
inflacioni ne britani ulet ndjeshem qe nga tetori

11:56 14/12/2022

Banka e Anglisë ka paralajmëruar se do te vazhdoje të rrisë normat e interesit në përpjekje për ta kontrolluar inflacionin

Inflacioni i Britanisë ra më shumë se sa pritej në Nëntor në 10.7% nga niveli më i lartë që arriti në Tetor prej 11.1% në 41 vjet.

Por kostoja e jetesës është ende afër nivelit të lartë të 40 viteve, duke ndikuar tek miliona familje dhe biznese. Çmimet e ushqimeve vijojnë që të mbeten të larta 16.5% ndërsa çmimi i karburantit ka rënë nga nivelet rekord.

Banka e Anglisë ka paralajmëruar se do të vazhdojë të rrisë normat e interesit në përpjekje për ta kontrolluar inflacionin e lartë. Ekonomistët kryesisht presin që do të rrisë sërish normat në 3.5% nga 3%, edhe pse inflacioni në dukje ka arritur kulmin.

Muajin e kaluar, Banka e Anglisë bëri të ditur se  Britania po shkon drejt një recesioni të gjatë, me inflacionin që nuk ka gjasa të kthehet në objektiv deri në fillim të vitit 2024, ndërsa kostot e jetesës do të rriten edhe më shumë.

Inflacioni britanik filloi të rritet vitin e kaluar, i nxitur nga pengesat pas pandemisë në ekonominë e brendshme dhe globale, dhe u përshpejtua kur çmimet evropiane të energjisë u rritën pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Ekspertët kanë bërë të ditur se mungesat e fuqisë punëtore, si dhe migracionit për shkak të Brexit kanë luajtur një rol në rritjen e çmimeve. Ekonomia e Britanisë është e vetmja ekonomi e  G7 që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga pandemia.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts