Inflacioni, shqetësimi më i madh i gjermanëve

10:16 17/05/2022

Rritja e shpejtë e çmimeve në pothuajse të gjitha fushat e jetës po shkakton më shumë shqetësim se çdo gjë tjetër  në Gjermani. Sipas një sondazhi të fundit të kompanisë McKinsey shqetësimi i gjermanëve është më i madh krahasuar me luftën në Ukrainë dhe pandeminë e Covid-19.

Rreth 40 përqind e më shumë se 1000 të anketuarve thanë se shqetësimi i tyre më i madh është aktualisht inflacioni. 34 përqind e të anketuarve ishin të shqetësuar për Ukrainën dhe vetëm tetë përqind për pandeminë e SarsCovid2 .

Pothuajse një e treta e të anketuarve kishin frikë për shkak të rritjes së çmimeve që do të ndikonte në stilin e tyre të jetesës. Dy të tretat e të anketuarve mendojnë se gjatë 12 muajve të ardhshëm çmimet do të vazhdojnë të rriten.

“Dy vitet e pandemisë kanë lënë gjurmë. Por inflacioni dhe lufta në  Ukrainë po i bën njerëzit më pesimistë se kurrë më parë,” thotë eksperti i McKinsey, Marcus Jacob për rezultatet e sondazhit.

Frika nga inflacioni është veçanërisht e theksuar tek njerëzit me të ardhura të ulëta. Qytetarët po i ndjejnë çmimet më të larta dhe po shohin se në portofolin e tyre u mbetet më pak në fund të muajit. Po ashtu edhe ata që kanë të ardhura të larta po i kufizojnë shpenzimet e tyre.

Nga rezultatet e sondazhit thuajse një në çdo tre persona ka reduktuar tashmë konsumin në fusha të tilla si në shpenzimet për kozmetikë, veshje, argëtim dhe udhëtime.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.