“Informaliteti i parave ushqen evazionin fiskal dhe krimin”, Stoja: Institucionet duhet të kontrollojnë hapësirën ekonomike të vendit

informaliteti i parave ushqen evazionin fiskal dhe krimin stoja institucionet duhet te kontrollojne hapesiren ekonomike te vendit
informaliteti i parave ushqen evazionin fiskal dhe krimin stoja institucionet duhet te kontrollojne hapesiren ekonomike te vendit

Evarist Stoja, profesor në Universitetin e Bristolit përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka folur rreth digjitalizimit të transaksioneve bankare.

Stoja u shpreh se institucionet ekonomike të vendit duhet të jenë ato që kontrollojnë edhe hapësirën ekonomike, përndryshe mund të ketë krijim të një kaosi.

Sipas tij informaliteti i parave ushqen jo vetëm evazionin fiskal, por edhe krimin në tërësi.

“Institucionet ekonomikë të vendit duhet të kontrollojnë hapësirën ekonomike të vendit, përndryshe krijohet kaos duke e frenuar ekonominë. Informaliteti i parave po ashtu ushqen jo vetëm evazionin fiskal, por krimin në tërësi. Shpesh dëgjohet se sulmohen pikat tregtare, por nëse transaksionet do të kryheshin përmes digjitalizimit krime të tilla do të uleshin pasi nuk do të mbaheshin sasi të mëdha parash fizike”, shpjegoi ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts