Iniciativa e Biden/ Yuri Kim takon Spiropalin para “Samitit për Demokraci”: Një mundësi për Shqipërinë për të rritur transparencën qeveritare dhe për të luftuar korrupsionin








Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim takoi sot ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

spirppali

Diplomatja amerikane bën me dije përmes një postimi në “Twitter” se takimi vjen para mbajtjes së “Samitit për Demokraci”, një nismë e presidentit Biden, ku do të marrin pjesë liderë nga disa vende të botës.

Takova sot ministren për Parlamentin për t’u përgatitur për “Samitin për Demokraci’ (që do të organizohet nga SHBA-të).  Samiti është një mundësi për demokracitë e SHBA-ve, Shqipërisë dhe vendeve të tjera që të ndërmarrin hapa për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë, për të luftuar korrupsionin, për të siguruar të drejtat e votuesve në zgjedhje”, shkruan Yuri Kim në “Twitter”.

iniciativa

Ndërsa ministrja Spiropali shprehet: “ Prita sot në zyrë Ambasadoren Amerikane Yuri Kim, Drejtorin për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Z. Benjamin A. Rockwell, dhe Shefen e USAID, Zj.Mischere Kawas.  Shqipëria është përzgjedhur të marrë pjesë në “Samitin për Demokraci”, iniciativë e Presidentit Biden që bën bashkë udhëheqës botërorë dhe aktorë të tjerë nga vende demokratike, si një mundësi për të ndarë përvoja dhe thelluar bashkëpunimin në mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë kudo në botë. Filluam punën për të koordinuar agjendën e përbashkët të samitit si një mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë për të punuar edhe më ngushtë me partnerët tanë”.

 

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *