Iniciativa e ‘Tre Deteve’, Fatmir Mediu publikon detaje nga takimi: Përfshirja e Shqipërisë është mundësi, ekonomike dhe politike! Do “frenonte” Rusinë e Kinën në rajon












Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka marrë pjesë në takimin për për iniciativën e 3 Deteve (Balltik, Deti Zi dhe ai Mesdhe).

samiti fatmir mediu

Mediu tha se gjatë takimit, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga SHBA, Parlamenti Evropian dhe deputëtë nga Evropa, u fol për rëndësinë e këtij projekti ekonomik dhe gjeopolitik për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai u shpreh përfshirja e Shqipërisë në Iniciativën e 3 deteve është mundësi, ekonomike dhe politike për Shqipërinë dhe se çdo bashkëpunim rajonal duhet të ketë në konsideratë frenimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, apo forcimin e aleatëve të tyre.

Postimi i plotë:

Dubrovnik 3Seas Initiative së bashku me ekipin e Fondacionit Konservator Neë Direction.

🔹Përfaqësues nga SHBA, Parlamenti Europian, deputetë nga Europa shprehën nevojën dhe mbështetjen që vendet e Ballkanit të bëhen pjesë e këtij projekti të rëndësishëm ekonomik dhe gjeopolitik.

🔹Në fjalën time shpreha shqetësimin për situatën në Ballkan, mundësitë për të ringjallur konflikte, ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës në rajon dhe nevojën për një angazhim më të madh të Amerikës dhe BE jo vetëm për të ruajtur stabilitetin, por mbi të gjitha për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike.

Vendet e Ballkanit Perëndimor po shkojnë gjithnjë dhe më shumë pranë regjimeve autoritare. Mungesa e zgjedhjeve të lira, korrupsioni, krimi organizuar dhe varfëria po detyrojnë një eksod masiv të qëllimshëm në rajon, duke krijuar një situatë të paprecedentë, sociale, ekonomike dhe politike.

🔹Përfshirja e Shqipërisë në Iniciativën e 3 deteve është mundësi, ekonomike dhe politike për Shqipërinë.

Çdo bashkëpunim rajonal duhet të ketë në konsideratë frenimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, apo forcimin e aleatëve të tyre.

Iniciativa e ‘Tre Deteve’  përfshin projekte të rëndësishme për Europën Qendrore dhe Lindore në infrastrukturë, Energji dhe Teknologji për të ndërtuar një Europë të plotë dhe qëndrueshme, përballë presioneve dhe ndërhyrjeve të Rusisë dhe Kinës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *