Insinje firmos të enjten, Toronto kërkon një tjetër yll Italian









Lorenco Insinje pritet të firmosë për Toronton me negociatat që janë në fazën e tyre finale dhe pritet të përfundojnë të enjten. Drejtuesit e klubit kanadez priten të mbërrijnë shpejt në Itali për të mbyllur marrëveshjen me Napolin.

INSINJE

Sipas Corriere Dello Sport, nuk ka asnjë pengesë për arritjen e kësaj marrëveshje me kapitenin e Napolit që pritet të fluturojë drejt Kanadasë menjëherë sapo të mbyllet sezoni. Italiani pritet të përfitojë 13 milionë dollarë në sezon nga një kontratë pesëvjeçare.

 Por Insinje nuk është i vetmi objektiv i Torontos në Itali. Drejtuesit priten që të shkojnë drejt Torinos për të hapur bisedimet për një transferim të mundshëm të sulmuesit Andrea Beloti. 28-vjeçari do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni dhe oferta nga ana e kanadezëve pritet të jetë e parezistueshme për lojtarin, ashtu si e Insinjes.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.