Inspektorët e OKB-së mbërrijnë në Zaporizhia

inspektoret e okb se mberrijne ne zaporizhia
inspektoret e okb se mberrijne ne zaporizhia

23:59 31/08/2022

Mbetet e paqaqartë sa do të zgjasë misioni, Ukraina e quan një hap drejt “çlirimit dhe çmilitarizimit” të centralit

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike mbërritën në qytetin Zaporizhzhia, përpara se të vizitojnë centralin bërthamor që ndodhet në territorin e kontrolluar nga Rusia.

Misioni i OKB-së, i kryesuar nga shefi i organizatës Rafael Grossi, synon të inspektojë centralin e Zaporizhzhia-s pasi territori rreth tij është bombarduar në mënyrë të përsëritur gjatë muajit të fundit.

Grossi tha të mërkurën se vizita është një “mision teknik” që synon të parandalojë një aksident bërthamor.

Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i IAEA-s: “Tani më në fund po lëvizim pas gjashtë muajsh përpjekjesh të forta. Ne kemi një detyrë shumë, shumë të rëndësishme për të kryer atje, të vlerësojmë situatën reale, për të ndihmuar sa më shumë në stabilizimin e saj”.

Ministri ukrainas i Energjisë, German Galuschenko tha se inspektimi i agjencisë është një hap drejt “çlirimit dhe çmilitarizimit” të centralit bërthamor.

Zyrtarët e instaluar nga Rusia në zonën pranë termocentralit, sugjeruan se vizita mund të zgjasë vetëm një ditë, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe zyrtarët ukrainas pretendojnë se ajo do të zgjasë më gjatë.

Rusia pushtoi centralin, më të madhin të Evropës në fillim të marsit si pjesë e asaj që Moska e quan “operacioni i saj special ushtarak”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts