Instagram ka gati ndryshimet që do të ndihmojnë adoleshentët

23:30 07/12/2021

Instagram ka njoftuar se do të ketë disa ndryshime në aplikacion që do të vijnë si një ndihmë për adoleshentët dhe prindërit e tyre.

BBC shkruan se këto ndryshime do jenë një ndihmë për prindërit, të cilët do të kontrollojnë më shumë fëmijët e tyre për aktivitetin e tyre në këtë rrjet social.

Prindërit do të shohin se sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në Instagram dhe t’u vendosin atyre kufij kohorë, ndërsa adoleshentët do të njoftohet që duhet të bëjnë pushim, kur qëndrojnë për orë të gjata në Instagram.

Instagram ka qenë nën presion në rritje për përdorimin e platformës nga adoleshentët muajt e fundit, ndaj ka vendosur që të bëjë këto ndryshime.

Ndryshimet vijnë në një kohë kur shefi i këtij rrjeti social, Adam Mosseri do të paraqitet para senatorëve amerikanë që hetojnë sigurinë në internet./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *