Instagram nën hetim për abuzimin e fëmijëve

10:20 19/11/2021

Një grup shtetesh nga SHBA po heton se si Instagram shënjestron fëmijët, pavarësisht rreziqeve që rrjeti social u shkakton. Shtetet, të cilat janë si demokrate, ashtu edhe republikane po hetojnë kompaninë mëmë të Facebook dhe Instagram, Meta, për të vendosur nëse janë thyer ligjet e Mbrojtjes së Konsumatorit.

Ky hetim vjen pasi një ish-punonjëse e kompanisë dëshmoi se kjo e fundit është e vetëdijshme se produktet e saj i dëmtojnë fëmijët. Ditën e enjte, një zëdhënës i Meta e mohoi se platformat e tyre janë të pashëndetshme.

Avokatja e Përgjithshme e Massachusetts, e cila ishte e para që njoftoi për hetimin u shpreh: “Facebook ose Meta, e ka njohur faktin që Instagram lidhet me depresionin, çrregullimet e të ngrënit dhe vetëvrasjen e të rinjve. Ne do të evidentojmë nëse janë thyer ligje dhe t’i japim fund abuzimit”.

Një tjetër nga avokatët tha se “kompanitë i trajtojnë fëmijët tanë si komoditete që mund t’i manipulojnë për të kaluar më shumë kohë në celular dhe të gjenerojnë të dhëna”.

Të gjitha këto akuza janë hedhur poshtë nga Facebook. Kujtojmë që ky i fundit e ndryshoi emrin e kompanisë në Meta muajin e kaluar pas një morie skandalesh./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *