Instagram shton një opsion për gjuhën e urrejtjes

19:25 11/08/2021

Instagram ka lançuar një seri opsionesh të reja për të mposhtur abuzimin që vjen nga llogaritë shqetësuese dhe problematike. Një prej opsioneve i lejon përdoruesit të fshehin automatikisht komentet nga çdokush që nuk i ndjek.

Qëllimi i ‘Limits’ është të ndalojë valët e abuzimit që vijnë nga llogaritë që përpiqen të përfitojnë nga momenti”, tha Instagram.

“Limits” është i ngjashëm me “Restrictions”, por në ndryshim nga ai, lejon kufizimin e ndërveprimit me grupet. Përdoruesit mund të zgjedhin të limitojnë komentet dhe mesazhet. Mesazhet dhe komentet e kufizuara do të qëndrojnë të fshehura deri në momentin që përdoruesi i pranon. Përveç kësaj, mund të zgjidhet edhe periudha kohore e kufizimit.

Prej ditës së sotme, “Limits” është i disponueshëm globalisht. Gjithashtu, përdoruesit që do të vazhdojnë me komentet abuzive do t’iu fshihet llogaria automatikisht. Shumë shpejt, Instagram do të shtojë filtrin “Hidden Ëords”, të fjalëve të fshehura që përdoruesit nuk duan t’i shohin, fjalive apo emoji-ve./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *