Instagram tani do t’i njoftojë përdoruesit kur nuk mund të përdoret

08:40 13/10/2021

Instagram ka nisur testimin e një opsioni të ri që tregon kur aplikacioni ka probleme. Kjo masë është ndërmarrë pas bllokimeve të fundit të platformave sociale në pronësi të Facebook.

Sipas platformës, në panelin e njoftimeve të përdoruesve do të shfaqet një lajmërim që i njofton ata për problemet teknike dhe për momentin kur ato zgjidhen.Ashtu siç ka vepruar gjithnjë me opsionet e reja, opsioni do të testohet mbi një numër të vogël përdoruesish në SHBA dhe nëse është funksional do të përhapet për të gjithë.Nëse do të ketë sukses, një opsion i ngjashëm mund të krijohet edhe për Facebook. Në të njëjtin njoftim, Instagram tha se do të shtojë “Account Status” që njofton përdoruesit kur përmbajtja e tyre është e papërshtatshme apo në rrezik për t’u mbyllur./tvklan.al


Të ngjashme

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *