“INSTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës”, reagon grup i hakerave një ditë pas sulmit kibernetit: Kemi akses në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja

instat eshte fshehtesi me i madh i se vertetes reagon grup i hakerave nje dite pas sulmit kibernetit kemi akses ne mbi 100 terabajt te te dhenave tuaja

“INSTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës”, ky është reagimi që vjen nga grupi i hakerave iranianë, një ditë pasi sulmuan faqen e Institutit Shqiptar të Statistikave.

Sipas grupit “Homeland Justice”, tashmë kanë në dorë të gjitha të dhënat e INSTAT, ndërsa shprehet se këtë sulm e kanë ndërmarrë “për të kthyer drejtësinë në vendin e tyre”.

  • foto galeri

“ INSTAT është fshehtësi më i madh i së vërtetës. Tani kemi akses të plotë në mbi 100 Terabajt të të dhënave tuaja GIS dhe regjistrimit. Të dhënat janë kopjuar gjithashtu dhe hequr nga serverët. Do ta kthejmë Drejtësinë në atdheun tonë. Të gjitha statistikat janë kundër jush!”, thuhet në reagimin e grupit të hakerave, bërë në rrjetin social Telegram.

Ndërkohë një ditë më parë edhe INSTAT konfirmoi se faqja e tyre zyrtare e Ëebit kishte rënë pre e hakerave, por thanë se nuk janë prekur të dhënat e Censit, pasi janë të ruajtura në sisteme të tjera të dedikuara vetëm për këtë qëllim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts