Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Mitsotakis: Koha po mbaron! Nëse BE mungon, të tjerët do të nxitojnë për të mbushur ‘boshllëkun’

Rëndësia strategjike dhe perspektiva e pranimit të vendeve të rajonit në qendër të diskutimeve të nesërme në Samitin e jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis  është në Slloveni për të marrë pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian dhe Samitin nesër BE-Ballkani Perëndimor.

Në një deklaratë për mediat lidhur me zgjerimin ai tha se koha po mbaron dhe nëse Bashkimi Evropian mungon nga Ballkani Perëndimor nuk ka dyshim se të tjerët do të nxitojnë për të mbushur boshllëkun.

“Në Samitin e Jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor, ne do të kemi mundësinë të diskutojmë perspektivën evropiane të fqinjëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Tetëmbëdhjetë vjet pas Samitit të Selanikut, i cili për herë të parë hapi derën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, është koha për të bërë angazhime të qarta në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Koha po mbaron dhe nëse Bashkimi Evropian mungon nga ky rajon nuk ka dyshim se të tjerët do të nxitojnë për të mbushur boshllëkun.  Në darkën e sotme do të kemi mundësinë të diskutojmë çështje gjithëpërfshirëse që lidhen me politikën e jashtme botërore. Do të jetë një mundësi për mua që të informoj partnerët tanë për aleancën shumë të rëndësishme strategjike, marrëveshjen e bashkëpunimit që kemi nënshkruar me Francën. Dhe për të përsëritur nevojën për të përshpejtuar debatin mbi autonominë strategjike evropiane . Evropa më në fund duhet të jetë në gjendje të paktën të fillojë rrugën e përafrimit të fuqisë së saj ekonomike me fuqinë e saj gjeopolitike. Shpresoj që sot do të kemi mundësinë që ta bëjmë këtë diskutim në detaje ”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *