Integrimi i Shqipërisë dhe dialogu Kosovë-Serbi, kancelari Kurz takohet me Lajçak në Bruksel

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, është takuar sot në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurz, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me Lajçakun diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Gjithmonë kënaqësi për t’u takuar me Miroslav Lajcak. Diskutuam për dialogun Beograd-Prishtinë dhe nevojën për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë rikonfirmova angazhimin e fortë të Austrisë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit”, ka shkruar më tej Kurz.

Megjithëse është paralajmëruar rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi në qershor, ende nuk është gjetur pajtueshmëri për caktimin e datës dhe agjendës së diskutimit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Nga Qeveria e Kosovës thonë se çdo fazë e re e dialogut duhet të ketë një dakordim paraprak për agjendën dhe pikat e diskutimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *