Integrimi në BE, Parlamenti holandez voton pro çeljes së negociatave për Shqipërinë. Xhaçka: Kushtet i kemi plotësuar, të gatshëm për…






parlamenti holandes

Holanda i ka dhënë zyrtarisht “dritën jeshile” Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Parlamenti holandez, votoi sot pro vazhdimit të Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Këtë e ka konfirmuar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhaçka shkruan se Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Holanda sapo votoi ‘Po’! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës.”, shkruan Xhaçka.

Dakordësia për t’i hapur rrugën Shqipërisë, parlamenti holandez e vendosi dje se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Këtë të enjte, parlamenti votoi për mocionet e mundshme të ngritura nga palët politike ose grupet parlamentare.

Sipas asaj që njoftonte ambasada holandeze, qeveria është kënaqur që është krijuar një kuadër negociues i qartë dhe i qëndrueshëm për negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë. Në muajin mars të 2020-ës, Këshilli Europian vendosi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe të mbajë Konferencësn e Parë Ndërqeveritare por pas plotësimit të disa kushteve në fushat e sundimit të ligjit apo dhe shtetit të së drejtës.

Më 22 qershor do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Europian për çeljen e kuadrit negociator ku do të votohet nëse do i hapet rruga Shqipërisë për Konferencën e Parë ndërqeveritare.

KRITIKAT

Më 4 qershor, qeveria e Holandës binte dakord me analizën e Komisionit Europian se zgjedhjet në 25 prill u zhvilluan normalisht dhe në mënyrë transparente dhe se e rëndësishme është që opozita do të kthehet në Parlament, por përmes një letre drejtuar Parlamentit ngre një sërë detyrash ku më të rëndësishmet janë hetimet për parregullsitë.

“Qeveria (e Holandës) e konsideron të rëndësishme që rastet e mashtrimit zgjedhor të hetohen me kujdes nga SPAK”, thuhej në letrën që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe çështjes së përdorimit të paligjshëm të të dhënave personale të zgjedhësve nga Partia Socialiste. Në këtë pikë, Holanda kërkon që çështja të zbardhet.

“Ekzistenca dhe rrjedhja e bazës së të dhënave me informacione personale të ndjeshme, të cilat shkaktuan shumë bujë pak para zgjedhjeve, do të duhet gjithashtu të hetohet. Raporti përfundimtar i ODIHR-it për këto zgjedhje nuk është publikuar ende. Qeveria e Holandës e konsideron të rëndësishme që çdo rekomandim në këtë raport të zbatohet në kohën e duhur”, citohet nga letra.

Një tjetër çështje që i kërkohet Shqipërisë të adresojë është shitblerja e votës.

“ODIHR ka përmendur parregullsi, përfshirë edhe blerjen e votave që të denoncohen në Kolegjin Zgjedhor dhe autoritete të tjera që ato të merren me këto çështje në mënyrën e duhur. 33 raste janë çuar përpara SPAK”, nënvizon dokumenti.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *