Inteligjenca amerikane ka ndihmuar Ukrainën të vrasë zyrtarët e lartë rusë

inteligjenca amerikane ka ndihmuar ukrainen te vrase zyrtaret e larte ruse
inteligjenca amerikane ka ndihmuar ukrainen te vrase zyrtaret e larte ruse 1

15:18 05/05/2022

SHBA deklaron se i ka afruar ndihmë Ukrainës për të mbrojtur veten dhe jo për të vrarë gjeneralët rusë

SHBA u ka ofruar ndihmë përmes inteligjencës së saj forcave ukrainase të cilët kanë shënjestruar dhe vrarë gjeneralët rusë në Ukrainë. Kështu thuhet nga një raport i publikuar nga gazeta amerikane “New York Times”, e cila citon zyrtarë të lartë.

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se 12 gjeneralë të lartë rusë janë vrarë në luftë, pasi mendohet se morali i ulët midis trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit. Ata nuk kanë specifikuar se sa në këto sulme u ndihmuan nga inteligjenca amerikane.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë kritikoi shkrimin e “New York Times”, duke thënë se titulli i saj ishte “mashtrues” dhe “i papërgjegjshëm“.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, shtoi se SHBA i ofron Ukrainës ndihmë në fushëbetejë përmes inteligjencës së saj  për të “mbrojtur  veten” dhe pa “qëllim për të vrarë gjeneralët rusë“.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts