Intensifikohen luftimet mes Izraelit dhe Hamasit

00:13 18/05/2021

Palët nuk i përgjigjen thirrjes për armëpushim

Java e dytë e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur me më tepër intensitet se e para. Në shenjestër të avionëve izraelitë ishin orët e fundit, banesat e krerëve të militantëve ekstremistë në Gaza që shërbejnë edhe si baza për hedhjen e raketave drejt qyteteve të jugut të Izraelit.

Edhe Hamasi u kundërpërgjigj me 70 predha, shumica e të cilave u kapën nga mbrojtja raketore izraelite. Palët nuk kanë shfaqur asnjë shenjë tërheqjeje edhe pas thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të së Dielës, kërkoi armëpushim të menjëhershëm.

Ndërsa palët hodhën përgjegjësinë tek njëra – tjetra.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 222, mes të cilëve 212 palestinezë, ndërsa më shumë se 1/3-ta janë fëmijë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *