Intensifikohen sulmet hakmarrëse të Izraelit

intensifikohen sulmet hakmarrese te izraelit

[embedded content][embedded content]

09:42 11/10/2023

Dhjetëra avionë luftarakë izraelite godasin më shumë se 400 objektiva, Blinken së shpejti vizitë në Izrael

Sulmet ajrore izraelite që goditën Gazën gjatë natës synuan gjithashtu shtëpitë e të afërmve të Mohammad Deif, komandantit ushtarak të Hamasit. Avionët izraelitë goditën shtëpinë e babait të tij duke vrarë vëllain e Deif, si dhe familjarë të tjerë. Ndërsa sulmet ajrore në Gaza vazhdojnë, ushtria izraelite ka shkatërruar një vend që Hamasi përdori për të zbuluar avionë mbi Rripin e Gazës.

Forcat ajrore të vendit goditën mbi 450 vende në Gaza, përfshirë dy degë bankash të përdorura nga Hamasi për financimin e terrorizmit në Gaza, një tunel nëntokësor dhe dy qendra komanduese operacionale të përdorura nga Hamasi për të drejtuar aktivitetet terroriste kundër Izraelit.

Izraeli pritet të nisë së shpejti një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës dhe ka bërë të ditur se misioni është që Hamasi të mos ketë asnjë kapacitet ushtarak. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 2,100, me numrin e të vdekurve në Izrael në 1,200 ndërsa zyrtarët në Gaza thonë se numri ka kaluar mbi 900 njerëz të vdekur.

Të mbijetuarit si në Gaza ashtu edhe në Izrael, e përshkruajnë shkallën e shkatërrimit si diçka që nuk e kanë përjetuar kurrë në dekadat e konfliktit midis të dyja palëve. Në Izrael, njerëzit e kanë përshkruar sulmin e Hamasit si një “masakër të civilëve”. 

“Synimi ka qenë i padrejtë, ne nuk e kemi parë këtë në asnjë vend tjetër më parë madje edhe në Hiroshima dhe Nagasaki. Ata synonin njerëzit, spitalet, shkollat dhe madje fëmijët. Nuk lanë asgjë të sigurt. Nuk mund të dallosh më shtëpinë tënde dhe shtëpinë e fqinjit mes shkatërrimit”.

Ndërkaq rreth 264,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës pasi bombardimet izraelite vazhdojnë të godasin enklavën palestineze. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se ky numër pritet të rritet më tej për shkak të përshkallëzimeve të luftimeve.

SHBA ka rritur ndihmën ushtarake për Izraelin ndërsa avioni i parë me armë amerikane mbërriti në Izraelin jugor të martën në mbrëmje. Shtetet e Bashkuara po diskutojnë gjithashtu me Izraelin dhe Egjiptin për përpjekjen për të siguruar kalim të sigurt për civilët e Gazës. 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të vizitojë Izraelin për të treguar mbështetjen e SHBA-së pas sulmeve të militantëve palestinezë të Hamasit ndaj Izraelit. Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit i cili deklaron se Blinken do të vizitojë Izraelin në ditët në vijim për të dërguar një mesazh të solidaritetit.

Klan News




intensifikohen sulmet hakmarrese te izraelit

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts