Intensifikohen sulmet ruse në Ukrainë

intensifikohen sulmet ruse ne ukraine

[embedded content][embedded content]

12:42 10/02/2024

Disa viktima, dëme të shumta në infrastrukturë dhe shtëpi në Kharkiv

Rusia nisi sërish një sulm me dron në qytetin ukrainas të Kharkiv, duke vrarë tetë persona, përfshirë tre fëmijë të vegjël, duke shkaktuar zjarre dhe duke dëmtuar infrastrukturën dhe shtëpitë.

Oleh Synehubov, guvernatori rajonal i Kharkiv, tha se forcat ruse goditën qytetin duke shkaktuar gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike. Autoritetet ushtarake ukrainase raportuan për dëme në një port shumë të rëndësishëm për eksportin e mallrave ushqimore të Ukrainës.

Forca ajrore ukrainase tha se mbrojtja ajrore rrëzuan 23 nga 31 dronë të lëshuar nga Rusia, të cilët synonin rajonin Kharkiv në verilindje të vendit. Autoritetet deklaruan se nëntë dronë të prodhuar nga Irani, u hodhën në Odesa, por u kapën nga mbrojtja ukrainase.

Dronët goditën stacionin e karburantit në lagjen Nemyshlianskyi të qytetit që shkaktoi zjarrin masiv, ndërsa autoritetet evakuuan 50 banorë. Zjarrfikësit dhe shpëtimtarët punuan gjatë natës për të shuar zjarret.

Kharkiv ka qenë rregullisht nën sulm që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë në shkurt 2022. Gjatë kësaj jave dronët rus shkatërruan disa shtëpi në këtë qytet verilindor duke vrarë 3 persona edhe duke plagosur 11 të tjerë. Në dy muajt e fundit forcat ruse kanë shtuar intensitetin e sulmeve ajrore duke përdorur lloje të ndryshme armësh, duke përfshirë dronët iranianë dhe raketa për të cilat SHBA thotë se janë nga Koreja e Veriut.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts