Inter-Çelsi, arrihet akordi për Lukakun. Sulmuesi ka dy kërkesa për klubin zikaltër










Tani pritet vetëm zyrtarizimi. Interi dhe Çelsi kanë gjetur marrëveshjen mes tyre për transferimin e Romelu Lukakut te klubi londinez, duke menduar t’i japin fund shpejt kësaj telenovele të merkatos.

lukaku

“Sky Sport” në Itali bën të ditur se klubet, pas negociatash të shumta, kanë rënë dakord për shifrën 115 milionë euro për finalizimin e transferimit të lojtarit te klubi anglez. Sipas të njëtave burime, të dy klubet kanë nisur shkëmbimin e dokumentacionit për të bërë të mundur këtë transferim mes tyre që në ditën e parë të javës së ardhshme, me Lukakun që pritet të kryejë vizitat mjekësore në Londër.

Sulmuesi sot ka qenë në ambientet e klubit, për stërvitjen e planifikuar me pjesën tjetër të skuadrës, Mësohet se Lukaku u ka kërkuar drejtuesve që të mos bëjë stërvitje sot dhe të mos jetë as i grumbulluar për ndeshjen e nesërme miqësore ndaj Parmës. Kërkesa që janë pranuar nga zikaltërit, duke llogaritur se duhet evituar ndonjë problem i mundshëm i tij para vizitave mjekësore që mund të hidhte në ajër transferimin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *