Interes i çmendur/ 200 milionerë duan të blejnë Çelsin






Palët e interesuara për të bërë një ofertë për të blerë aksionet e Çelsit përpara se të skadojë afati të premten janë këshilluar nga klubi që të motivojnë ofertën e tyre me detaje mes pasigurive për të ardhmen e klubit. Asetet e Çelsit janë ngrirë nga qeveria britanike pas sanksioneve të vendosura për pronarin Roman Abramoviç, i akuzuar për lidhjet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin.

ABRAMOVIC 1

Palëve të interesuara për blerjen e klubit i është bërë me dije nga blutë e Londrës se mund të paraqesin ofertën e tyre deri më 18 mars, ndërkohë që do t’u kërkohet edhe një dosje me detajet e motiveve përse duan ta blejnë klubin. Me pak fjalë, Abramoviç kërkon që ta lërë klubin e zemrës në duar të sigurta për të garantuar mbarëvajtjen e tij edhe në të ardhmen.

Burime pranë bordit të Çelsit që po merret me procesin e shitjes i thanë “Daily Mail”-it se deri tani kanë shfaqur interes për blerjen e kampionëve të botës 200 investitorë. Banka amerikane “Raine” po merret me procesin e shitjes, ndërsa drejtoresha e klubit, Marina Granovskaia, po u ofron grupeve të interesuara edhe udhëzimet që duhet të ndjekin për procesin. Mësohet se kush do të bëjë ofertë duhet të dorëzojë gjithashtu edhe një letër që të provojë fondet, një listë të plotë me këshilltarë dhe një plan biznesi.

Por ajo që përbën kuriozitet është se blerësve të mundshëm po u kërkohet që të argumentojnë motivet e tyre për ofertën. Ata janë këshilluar se një ofertë në kesh, sigurisht ajo që do të jetë edhe më e larta, do të jetë vendimtare për shitjen. Por klubi këmbëngul se çdo kompani apo individ që do të garantojnë ruajtjen e stafit në të gjitha nivelet në klub dhe do të plotësojë detyrimet aktuale financiare, do të jetë gjithashtu një faktor kyç për ofertën fituese.

Klubi kërkon të shmangë një situatë si kjo aktualja me Abramoviçin dhe ka vendosur edhe një kusht tjetër të rëndësishëm: “pronar i përshtatshëm”. Kjo do të thotë se të huajt, si për shembull sauditët apo investitorë të tjerë jobritanikë, mund të vlerësohen me rezerva, duke qenë se në të ardhmen mund të bëhen objekt sanksionesh nga qeveria, ashtu siç po vuan sot Çelsi dhe ka përfunduar në këtë pikë ku po vihet në dyshim edhe ekzistenca e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.