Interi gjen mbrojtës, kampioni i Europës zhvillon sot vizitat mjekësore me zikaltërit


















Simone Inzagi do të bashkohet më në fund me Françesko Açerbin, ish-lojtarin e tij te Lacio.

ACERBI

Mbrojtësi do të mbërrijë nesër në Milano, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e re me zikaltrit.

Edhe pse detajet e operacionit do të bëhen zyrtare pas nënshkrimit, transferimi i italianit pritet të kryhet si huazim me të drejtë blerjeje, pasi Klaudio Lotito ka lejuar largimin e 34-vjeçarit me parametër zero, me këtë të fundit që hoqi dorë nga rroga e dy muajve të fundit për t’iu bashkuar Interit.

Nga kontrata e re me milanezët, Açerbi pritet të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon, por ajo që ngelet për t’u parë në këtë moment është gjendja fizike e mbrojtësit që prej disa javësh ka qenë jashtë grupit bardhekaltër dhe duhet ende kohë të rigjejë formën e tij optimale.

Kështu, merkatoja në hyrje e Interit po shkon drejt mbylljes, edhe pse klubi po punon në plan afatgjatë, aq sa po punojnë edhe për përforcimet e verës së ardhshme.

akanzhi

AKANZHI – Zvicerani i Borusias së Dortmundit ka qenë një prej emrave më të ndjekur të Interit gjatë kësaj merkatoje, por rezistenca e klubit gjerman për të lejuar huazimin e Manuel Akanzhit ka bërë që milanezët të dorëzohen, për më tepër pasi kontrata e 27- vjeçarit skadon në 2023-shin.

Drejtuesit zikaltër ama po mbajnë kontakte të vazhdueshme me mbrojtësin dhe agjentët e tij, për ta bindur Akanzhin të transferohet tek Interi me parametër zero në qershor, një transferim që shikohet me sy të mirë edhe nga vetë lojtar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *