“Interi i’u dha leksione futbolli, shkoni luani në Serinë C”, Murinjo i xhindosur me lojtarët: E bëtë në br*kë, nuk keni b*le…








Zhoze Murinjo humbi sfidën e dytë radhazi përballë Interit, në kampionat dhe së fundmi në Kupën e Italisë. Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, trajneri portugez ka qenë i xhindosur në dhomat e zhveshjes me lojtarët e Romës, ku ndër të tjera thuhet t’i ketë thënë se zikaltërit i kanë dhënë leksione futbolli, që nëse kanë frikë nga ndeshje të tilla të shkojnë të luajnë në Serinë C dhe që e bënë në… br*kë:

Soccer: Italian Cup; Fc Inter vs As Roma

“Dua të di përse, pse duke luajtur me Inter ballë për ballë, në dhjetë minutat e para e bëtë në brekë. Nuk e di pse ndodh kjo gjë më ju, edhe kundër Milan, në dhjetë minutat e para e bëtë në brekë, të gjithë pa përjashtim. Dua të di pse në dy vitet e fundit tregoheni të vegjël kundër ekipeve të mëdha.

Nëse dukemi të vegjël edhe arbritrat do na trajtojnë si të vegjël, do ta trajtojnë edhe Romën si të vogël. Inter është një skuadër super, e kishit përballë, duhet të ishit të motivuar ndërsa ju e bëtë në brekë.

Problemi më i madh që mund të ketë një burrë është mungesa e b*leve, e personalitetit. Keni frikë nga ndeshje të tilla? Atëherë shkoni dhe luani në Serie C, aty nuk do të gjeni ekipe të mëdha dhe stadiume plot.”, mësohet t’i ketë thënë Murinjo lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.