Interi ndërron marsh deri në Botëror, Inzagi gjen recetën: Kthesa do të vijë ndaj…









Simone Inzagi ka pa sur mllef dhe trish tim për rezultatet dhe gabimet e bëra nga skuadra e tij, por njerëzve pranë tij te të cilët ka shfryrë gjendjen e këtyre ditëve, trajneri u ka transmetuar edhe dëshirën dhe besimin se ndaj Romës do të vijë kthesa. Në këtë situatë të vështirë të zikaltërve, ku faji i është adresuar trajnerit, 46-vjeçari është i bindur se ka në dorë të gjithë manualin e duhur për ta nxjerrë nga errësira Interin.

inzagi

GRUP I BASHKUAR – Ajo që më së shumti e inkurajon teknikun është klima në dhomat e zhveshjes. Asnjë krisje mes lojtarëve, apo mes trajnerit dhe lojtarëve, pavarësisht reagimeve të fundit.

Të gjithë janë duke punuar në të njëjtin drejtim edhe pse ajo që duhet të zgjidhë Inzagi është që të gjithë të punojnë bashkë në të njëjtin drejtim.

Jo pak herë është dhënë përshtypja gjatë ndeshjes që secili prej lojtarëve të Interit edhe pse kërkon fitoren e bën atë individualisht, pa u mbështetur te shokët e skuadrës, arsyeja për të cilën nuk kanë munguar goditjet e këndit dhe ato standarde, që kanë ndëshkuar shpesh skuadrën.

ALIBITË – Edhe pse ekipi e ka nisur me vështirësi, klubi e di që alibitë për Inzagin nuk mungojnë.

Largimi i Perisiçit po peshon më shumë se ç’ishte menduar, duke marrë parasysh faktin se kroati ishte një anësor që shpesh bënte edhe fantazistin.

Përveç kësaj, lojtarët kyç si Shkriniar e Brozoviç janë ende jashtë formës optimale dhe sikur te mos mjaftonte, as Lukaku nuk është inkuadruar si duhet në lojën e Inzagit dhe dëmtimi ia vështirësoi edhe më shumë punën.

Me mungesa të tilla gjatë një sezoni, me shumë intensitet siç ka qenë ai i deritanishmi, është normale që skuadrat të hasin vështirësi dhe Interi nuk ka bërë përjashtim.

IDENTITETI – Por pavarësisht këtyre dy elementëve, trajneri beson fort se një skuadër që vitin e kaluar ndërtonte lojën më të bukur të viteve të fundit për zikaltrit, nuk mund të zhduket plotësisht dhe e di që ka nevojë vetëm për një impuls për ta zgjuar.

Inzagi ka besim se skuadra ka nevojë vetëm për të përpunuar anën psikologjike, pasi materiali është aty, gjithmonë ka qenë. Ilaçi më i mirë pritet të jetë kjo pauzë, që do u shërbejë të gjithëve si reflektim, bindje falë së cilës Inzagi është i sigurt se Interi i tij do të ndërrojë marsh.

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *