Interi ndryshon pronarët? Flet presidenti Zhang: Ja si qëndron e vërteta…








Nëpër media ka qarkulluar shumë për mundësinë e kalimit të pronësisë së Interit tek fondi arab PIF, të cilët sapo kanë blerë skuadrën e Njukasëllit. Për këtë temë ka folur presidenti i Interit, Stiven Zhang, por dhe për çështje të tjera lidhur me klubin.

stiven zhang

Pronësia e klubit

“Gjatë këtij viti kanë dalë shumë lajme rreth pronësisë së klubit dhe për përkushtimin tonë si drejtues ndaj këtij projekti që kemi nisur. Asnjëra prej tyre nuk është e vërtetë. Ne jemi Inter dhe jemi një prej klubeve më të mëdha në Europë. E dimë këtë gjë dhe prandaj jemi në qendër të vëmendjes nga mediat, të cilat spekullojnë rreth situatës që po kalon klubi”.

Bilanci financiar

“Duhet të fokusohemi në objektivat tanë, por duhet të shohim mirë dhe bilancet sepse kemi pësuar humbje. Një gjë pozitive është se kemi rritur klubin në nivel marketingu kudo nëpër botë”.

Grupi Suning e bleu Interin në vitin 2016 dhe përgjatë këtyre viteve, zikaltërit janë kthyer të jenë kompetitivë, ku spikatën me fitoren e kampionatin vitin e kaluar.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *