Internet satelitor me shpejtësi të lartë

09:40 23/09/2021

Starlink do të përmbyllë fazën e testimit në Tetor. Kështu ka bërë të ditur kreu i “Space X”, Elon Musk. Starlink është shërbimi i internetit satelitor, që duhet të ofrojë një lidhje me shpejtësi të lartë në çdo vend të botës, edhe në zonat më të paaksesueshme, duke anashkaluar infrastrukturat tokësore.

Deri më sot “Space X” ka hedhur në orbitë 1740 satelitë Starlink dhe faza beta, apo e thënë ndryshe e testimit, është fokusuar në Amerikën e Veriut dhe disa pjesë të Evropës.

E ardhmja e Starlink, për të patur një mbulim më të plotë, parashikon instalimin edhe të shumë satelitëve të tjerë. Dhe e gjitha kjo infrastrukturë është natyrisht për intrnetin pa limit kudo, për fushën e telekomunikacionit, por mbi të gjitha për një pushtet absolut edhe në orbitë.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *