Intervista e Meghan Markle dhe princit Harry, gazetarja e BBC zbulon: Ja çfarë do të bëjë familja Mbretërore

Deklaratat e Meghan Markle dhe princit Harry, në një intervistë të dhënë së fundmi, kanë kaluar në heshtje nga familja Mbretërore. Këtë gjë e konfirmon gazetarja e BBC Daniela Relph, e cila shton se familja Mbretërore deri më tani nuk ka në plan të bëj reagime të nxituara. Në intervistë, Princi Harry dhe Meghan, folën për racizëm, problemet e shëndetit mendorë, por edhe një mospranim nga familja.

Meghan u shpreh se një anëtar i familjes mbretërore, identitetin e të cilit nuk e bëri të ditur, ka thënë për djalin e tyre Archie, se ka lëkurë të errët. Po ashtu ajo shtoi se jetën mbretërore nuk e ka përjetuar në mënyrën më të mirë dhe në disa momente ka tentuar të “vetëvritej”.

Lidhur me këto deklarata, kryeministri britanik Boris Johnson, nuk pranoi të flasë, por shtoi se e admirim të madh për Mbretëreshën Elizabeth dhe rolin që ajo luan.

“kur bëhet fjalë për çështje që lidhen me Familjen Mbretërore, gjëja e duhur për të thënë kryeministrat nuk është asgjë”, u shpreh Johnson.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *