Intervista e princeshë Dianës që tronditi familjen mbretërore, jep dorëheqjen gazetari

13:00 19/05/2021

Martin Beshir, gazetari i BBC-së i cili realizoi intervistën e famshme në vitin 1995 me Princeshën Diana, ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore. Ky vendim i tij vjen pak para publikimit të një raporti hetues nëse ai veproi në mënyrë jo të duhur për të siguruar intervistën e Lady Diana-s.

Gazetari akuzohet për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara për të bindur asokohe princeshën Diana të fliste në intervistë e cila më pas shkaktoi një krizë brenda familjes mbretërore, duke detajuar divorcin e saj me Princin Charles.

Dokumentet e falsifikuara, që pretendohet se ka përdorur Bashir, tregonin se stafi i pallatit po punonte kundër Princeshës Diana dhe po paguhej për ta spiunuar atë. Gjatë intervistës së bujshme, Diana i tha Bashirit se ishin tre në martesën e saj me Charles, duke iu referuar Camilla Parker. Pallati Buckingham u trondit nga intervista e vitit 1995. 

Nga ana tjetër Bashir ende nuk është prononcuar në lidhje me akuzat, ndërsa zëvendësdrejtori i BBC-së për lajmet, konfirmoi se Bashir do të largohej, pas disa problemeve të vazhdueshme me shëndetin e tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *