Intervista e tij e parë/ Rishi Sunak thirrje britanikëve: Mos prisni që unë t’i zgjidh të gjitha problemet tuaja

intervista e tij e pare rishi sunak thirrje britanikeve mos prisni qe une ti zgjidh te gjitha problemet tuaja
intervista e tij e pare rishi sunak thirrje britanikeve mos prisni qe une ti zgjidh te gjitha problemet tuaja

Kryeministri britanik Rishi Sunak, në intervistën e tij të parë pas marrjes së drejtimit të vendit, iu drejtua qytetarëve duke ua bërë të qartë që mos të presin që ai të zgjidhë të gjitha problemet e tyre.

Sunak tha se po përpiqet të rifitojë besimin e qytetarëve dhe po bën gjithçka për të përballuar problemet financiare.

Në një intervistë për The Times, Sunak tha se e njeh shqetësimin e njerëzve për rritjen e pagesave të hipotekave, duke shtuar; “Është e drejtë të jemi të sinqertë për kompromiset me të cilat përballemi – të gjithë tani flasin për huamarrjen, të gjithë e vlerësojnë se qeveria nuk mund të bëjë gjithçka,”, tha Sunak.

Sipas raportit, Sunack nuk pranoi të komentonte nëse ai po i qëndronte zotimit të manifestit konservator për të mos rritur tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në ose sigurimin kombëtar. “Nuk do të flas për asnjë politikë tatimore”, sqaroi ai.

I pyetur nëse ai e kishte shqyrtuar propozimin për një votim të përbashkët me Boris Johnson në zgjedhjet e fundit të lidershipit të partisë, Sunak tha se ishte “shumë i qartë me Johnson pasi kisha mbështetje të fortë nga kolegët në parlament”. Sunak u bë kryeministri i parë me ngjyrë i Britanisë muajin e kaluar, duke marrë detyrën gjatë një prej kohërave më të trazuara në historinë politike britanike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts