Intervista/ Nga djemtë e fortë te lagjja, te sistemi, Jorida Tabaku: Si e sofistikoi vjedhjen e votave Edi Rama








MARIGLEN KUME/ Dy janë konkluzionet e anëtares së kryesisë së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nga raporti përfundimtar i ODIHR-it mbi 25 prillin.

tabaku

Sipas saj, gjetjet e ODIHR-it janë indicie për SPAK-un që të çojë para drejtësisë ata që kanë kryer zgjedhore dhe rekomandimet e ODIHR-it të merren si mësim për të bërë reformë të plotë zgjedhore. Por, për piketat se si do të bëhet reforma e re territoriale dhe ajo zgjedhore, Tabaku thotë se në selinë blu do të vendos kryesia e re që pritet të zgjidhet së shpejti dhe grupi i ri parlamentar.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Tabaku tregoi se si e sofistikoi Kryeministri Rama vjedhjen e zgjedhjeve duke kaluar nga niveli i çunave të fortë nëpër lagje, te databaza dhe paratë e shtetit. Nga ana tjetër, PD-ja ka përgatitur edhe analizën zgjedhore që do e përdorë për të ndrequr gabimet e  brendshme.

Znj. Tabaku, cilat janë gjetjet të raportit të ODIHR-it që mishërojnë zgjedhjet e 25 prillit? 

Në 25 prill, ashtu siç thotë raporti përfundimtar i OSBE-së, pati vjedhje të votës, blerje, ndryshime të njëanshëm të Kodit. Kjo u pasua me një sistem të ngritur që nga ndryshimi i Kodit e deri te fleta e votimit, fondet e rindërtimit, presioni ndaj administratës dhe databaza që vendosi dritë te shqiptarët, sesi bëhej presioni. E gjithë kjo tërësi, i gjithë  shteti që punon për partinë prodhoi atë rezultat. Unë be- soj që raporti i ODIHR-it është indicie e mirë për drejtësinë. Bashkë me raportin e Asamblesë Parlamentare, tregojmë faktin se sidomos në Shkodër kishte persona që  merreshin me forcë për të votuar. Persona që paguanin për të marrë votat.

Së pari, e shoh indicie për SPAK-un që të veprojë të vendosë para drejtësisë ata që abuzuan.

Dhe e shoh raportin si një udhërrëfyes se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Unë besoj se zgjedhjet do të jenë një kapitull i hapur për sa kohë nuk ka vullnet politik dhe nuk kemi ndëshkime të krimeve zgjedhore. Të gjithë shqiptarët janë njohur me dosjet “184” dhe “339”, sesi bliheshin votat dhe bëhej presion përmes grupeve kriminale në Partinë Socialiste. Dhe pasi doli raporti i ODIHRit, eksponentë të asaj dosje u liruan vetëm se procesi u shty. Drejtësia të veprojë për të gjithë elementët kriminal për blerjen e votës. Dhe duhet të shohim se çfarë duhet të ndryshohet. Jo vetëm rekomandimet e tanishme, por edhe ato të 2017 e 2019.

Çfarë do të bëjë Partia Demokratike, nëse kundërshtari juaj politik nuk tregon vullnet për të bërë zgjedhje  të mira?

Unë nuk mund të them se do jem pjesë në aksionin e shtatorit. Por, ne do të përdorim çdolloj mënyre e çdolloj forme për të rikthyer besimin te zgjedhjet dhe te rikthimi i qetë i pushtetit. Në vitin 2013, Partia Demokratike edhe pse ishte në pushtet, e kishte vullnetin që të bënte zgjedhje të mira dhe të ndershme. Ndërsa, Edi Rama nuk është mësuar që t’ia lërë në dorë qytetarëve që të vendosin se kë do të zgjedhin në krye të qeverisë.

Ai përdor çdo gjë për të mos e lënë këtë të ndodh. Përdori Bashkinë e Tiranës, e përdori edhe këtë herë në një formë më të sofistikuar. Nuk janë më djemtë te lagja që kapin qytetarët dhe i thonë se do më votosh se do futesh në punë. Por, ishte një sistem i inxhinieruar i ngritur në detaje që funksiononte me një databazë ku dilnin nevojat e çdo qytetari. Dhe sa më i varfër është një njeri, aq më e madhe është nevoja është që të shkosh drejt atij që ka pushtetit.

Unë besoj që ne arritëm shumë në 25 prill. Pavarësisht faktit se do kisha dashur që të flisja për ndryshimin, qeveria nuk e la këtë të ndodhte  duke përdorur çdo mënyrë. Çmontimi i këtij sistemi realizohet duke bërë një reformë të plotë që siguron vullnetin  e qytetarëve dhe duke dënuar ata që kryejnë krime zgjedhore. Unë e di se kjo është shumë e vështirë, unë e di se sot  drejtësia e re po jep gjithnjë e më shumë vendime selektive. Nuk kemi parë askënd të nivelit të lartë që të shkojë  para drejtësisë.

Por, do të vazhdojmë të insistojmë. Për të bërë opozitën dhe për të çuar para drejtësisë këdo që ka  kryer krime zgjedhore dhe nga ana tjetër, ata që kanë kry- er dëm në buxhetin e shtetit. Sepse ky është një sistem që  përdor propagandën për të mbuluar gjithçka.

Ndërkohë, sa i përket reformës territoriale dhe reformës zgjedhore, a do të jenë në axhendën e PD-së për  t’u ulur në një tryezë më kundërshtarin politik për t’i dhënë zgjedhje shqetësimeve?

Nuk të them dot se çfarë do sjellë qershori, sepse do të jetë kryesia e re dhe grupi i ri parlamentar që do të përcaktojë aksionin politik. Por, di të them që reforma territoriale ka dështuar. Në kërkuam që të bëhej reforma territoriale në të tri nivelet ku të prekeshin edhe qarqet, por qeveria refuzoi ta bënte atë. Ndërkohë që bëri një reformë në  shërbim të interesit të saj që po i kushton 80 milionë euro  më shumë në vit, ndërkohë që tha se do kursenin 60 milionë euro.

Po ashtu, nuk po ofrohet edhe shërbimi i duhur për qytetarët. Tirana është më flagranti, por jo vetëm. Beteja për demokracinë është edhe për demokracinë lokale. Di të them që reforma aktuale ka dështuar dhe u bë në shërbim të pushtetit. Unë kam reshtur së besuari se kjo qeveri bën reforma. Kjo qeveri ndërmerr vendime për të mbajtur pushtetin. Qytetarët duhet të njihen me të dyja anët e medaljes. Ju i keni bërë një analizë të zgjedhjeve.

Në dokumentet që kanë përgatitur drejtuesit politikë ka pasur disa konstatime se edhe mes opozitës nuk kanë funksionuar të gjitha shumë mirë. A keni bërë ju një kalkulim se sa ka qenë ndikimi në mandate e numër votash secila nga gjetjet e ODIHR-it. Unë me kënaqësi të përgjigjem edhe për çështjet e  brendshme të PD-së. Raporti që përgatitën drejtuesit politikë lidhet edhe me një fazë të dytë që do përfundojë në shtator. Sigurisht, për të rregulluar problematika që lidhen me elementët e brendshëm.

Me struktura që ndoshta s’ishin me kapacitet të plotë, me mungesë përfaqësimi politik dhe me elementë që vetëm ne i rregullojmë. Por, lajmi sot është raporti i ODIHR-it dhe lajmi është që zgjedhjet nuk sollën atë që prisnin qytetarët. Kjo ndodhi si rezultat i presionit të qeverisë. Unë nuk di të të them se sa ndikoi secila prej tyre, por unë di të them se PS-ja ka llogaritur çdo votë që nga shkelja e marrëveshjes së 5 qer- shorit e deri te votat e pavlefshme që ishin 80 mijë, pra 8  mandate.

Çdo element tjetër që ka lidhje me ndryshimin e reformës në mënyrë të njëanshme mund të llogaritet, ndërsa pjesët e tjera janë të vështira për t’u llogaritur. Në fund të ditës, diferenca mes PS-së dhe Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj është 30 mijë vota. Dhe me gjithë këtë presion në fund të ditës, 30 mijë vota në të gjithë Shqipërinë janë pothuajse asgjë.

Ju bëni këto llogari znj. Tabaku, por a është PD-ja dhe aleatët e saj po aq e bashkuar sa ishte edhe përpara zgjedhjeve? 

Për betejat në vazhdim duhet të fokusohemi te kundërshtari. Opozita është e gjitha bashkë dhe kemi qenë një  për raportin e ODIHR-it, për oponencën ndaj qeverisë dhe për çështjen e databazës për koncesionet. Nuk besoj se ka pasur ndonjë diversitet mendimi. Kanë qenë çështjet që  na kanë bashkuar, siç është bashkuar çdo opozitë. Vëmendja duhet të jetë tek abuzimi që solli deformimin e  rezultatit të zgjedhjeve. Besoj që do ta shikoni që në përputhje edhe me raportin e ODIHR-it çdo gjë që ne kemi  thënë është vërtetuar.

A do të kërkoni që të ndryshohet formula e koali- cioneve, e cila u ndryshua pa konsensusin e PD-së? 

Është një detaj paraprak. Është shumë herët për t’u diskutuar dhe nuk është vendosur. Por, me rëndësi të madhe  është procesi. Duhet të kemi një reformë zgjedhore që eliminon presionin e shtetit dhe që garantohet vota e fshehtë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *