INTERVISTA/ Nga ndarja me Konten tek situata me Çelsin, Lukaku i thotë të gjitha: Ja pse u largova nga Interi









Romelu Lukaku ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “Sky Sport”. Belgu ka prekur shumë tema, që nga largimi i tij nga Inter, por dhe tek vështirësitë me skuadrën e Çelsit. Më poshtë keni intervistën e plotë të 28 vjeçarit.

lukaku

Si ndihesh?

“Fizikisht jam më mirë se më përpara. Dy vitet që punova në Itali do të mbeten fort. Nuk jam i lumtur me situatën sepse trajneri ka vendosur të luajë me një modul tjetër. Gjithsesi jam një profesionist dhe punoj fort pa u dorëzuar.”

Largimi nga Interi duket si një përjetësi

“Gjithçka ndodhi. Nuk duhej të kishte shkuar ashtu. Më shqetëson fakti sesi u largova nga Interi. Gjithmonë e kam thonë që zikaltërit i kam në zemër dhe do të rikthehem atje. Jam i dashuruar pas Italisë.”

Fitimi i kampionatit dhe festa me tifozët

“Doja ta përjetoja. Në Milano kam kaluar periudhën më të bukur të karrierës sime. Tifozët e Interit janë më të mirët në botë.”

Përse mbaroi?

“Isha 28 vjeç dhe familja ime ndihej mirë në Milano. Në futboll për mendimin tim janë tre klubet më të forta: Barcelona, Real Madrid dhe Bajern. Unë doja të shkruaja historinë me Interin, por nëse do më jepej mundësia të luaja me një prej këtyre ekipeve atëherë do të shkoja. Por nuk ndodhi enë atë kohë imagjinoja vetëm për Çelsin. Kur erdhën fola me Inzagin dhe më la të largohesha.”

Nëse do të ofronin rinovim, do të qëndroje?

“Absolutisht që po”.

Nuk ishte një çështje parash?

“Jo, ishte për një sfidë të re. Nuk kisha fituar në Angli dhe kjo më bezdiste. Është e vështirë t’i thuash jo skuadrës që ke bërë tifo që i vogël.”

Po të ishte situatë tjetër a do largoheshit?

“Jo, do qëndroja me 100%. Konte dhe Hakimi ishin larguar. Situata në klub ishte e paqartë.”

E ndiqni Interin?

“Gjithmonë, i shoh të gjitha ndeshjet. Tani skuadra luan mirë dhe shënon më shumë.”

A është Interi i këtij viti më i fortë se vjet?

“Nuk dua të bëj krahasime, por të them realitetin ky i vjetshmi është më i fortë. Shpresoj që ata të vazhdojnë kështu.”

Dyshja me Lautaron

“Nuk kishim pse të flisnim shumë me njëri tjetrin. Për të do vdisja në fushë. E dinim ekzaktësisht se ku të luanim. Ishim gjithmonë aty për njëri tjetrin.”

Largimi i Kontes

“Flisnim shumë, jo vetëm për futbollin por dhe për jetën. Më lëndoi kur u largua. Nuk u largua prej tij.”

Tani e keni kundërshtar

“Është një stimul për mua sepse nuk kam fituar asnjëherë kundër tij.”

Incidenti i Eriksenit

“Ishte një moment i vështirë. Shpenzoja më shumë kohë me skuadrën sesa me familjen. U ndjeva keq kur e pash. Nuk fjeta për tre ditë.”

Një e ardhme e mundshme me Milanin ose Juventusin?

“Kurrë. Edhe nëse do të bënin një ofertë më të mirë  prapë nuk do të shkoja.”

Një mesazh për fansat

“I kërkoj falje të gjithëve sepse nuk duhej të isha larguar ashtu. Një ditë do të rikthehem tek Interi.”

LEXO EDHE:  U shpreh i pakënaqur tek Çelsi, reagon trajneri Tukel: Lukaku shkaktoi një zhurmë të panevojshme

“Ka ardhur koha të flasim”, deklarata shokuese e Lukakut: Inter, dua të rikthehem

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *