
22:26 02/09/2023
Paris, shumë rrugë e sheshe nuk janë të aksesueshme prej tyre
Një vit para zhvillimi të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Parisit 2024, është rritur shqetësimi i invaladivë për pamundësinë e ndjekjes së këtij aktiviteti. Në kryeqytetin francez, vetëm 9 përqind e metrove janë të aksesueshme për invalidët që janë në karrocë, ndërsa rrugët kanë shumë trafik.
Franck Maille, 52 vjeç i cili ka qenë në një karrige me rrota për pjesën më të madhe të jetës për shkak të një sëmundje neuromuskulare, shprehet se të lëvizësh nëpër Paris, është bërë e pamundur. Ai i tregon gazetarit të Rojters se si është trafiku në rrugët dhe sheshet ku priten të zhvillohen disa gara të lojrave olimpike.
“Ne jemi në urën Alexandre III, dhe unë do të doja të shkoja në Porte de la Chapelle në Paris. Do të doja të merrja linjën 12 të metrosë, e cila është më e shpejta. Fatkeqësisht, linja 12 e metrosë nuk është i aksesueshëm për ne që jemi në karrige me rrota, kështu që aplikacioni më këshillon të marr autobusët numër 72 dhe 38.”
Komiteti organizativ i Lojërave Olimpike parashikon se rreth 4 mijë sportadësh me aftësi të kufizuara pritet të ndjekin garat.
“Parisi është si një qytet i lashtë historik, siç mund të ketë qytetet e mëdha evropiane si Roma. Këto janë qytete që nuk ishin projektuar fillimisht për njerëzit me aftësi të kufizuara.”
Vendet olimpike do të jenë të aksesueshme për të gjithë, falë autobusëve dhe tramvajeve. Në dispozicion operatori i transportit planifikon të vendosë 250 autobusë posaçërisht që mund të transportojnë më shumë njerëz që përdorin karrige me rrota. Në Paris, ky numër i autobuzëve do të rritet deri në 14% para nisjes se Lojrave Olimpike.
Në një krahasim që bën agjensia Rojter, Londra ka të aksesushme për këta persona, një të tretën e metrove, ndërsa në Berlin, 83% e stacioneve të metrove mund të përdoren prej tyre.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al