Investigimi 70-vjeçar në Francë: Klerikët katolikë kanë abuzuar seksualisht me mbi 330.000 të mitur

Kisha katolike në Francë i është nënshtruar një investigimi 70-vjeçar, ku janë zbuluar se priftërinjtë kanë abuzuar seksualisht me mbi 330.000 të mitur.

Kryetari i komitetit që lëshoi raportin, Jean-Marc Souve , tha se raporti, i bazuar në kërkimet shkencore, zbuloi se përdhunimet ishin kryer nga priftërinjtë dhe klerikë të tjerë, si dhe njerëz jofetarë që frekuentonin kishën.

“Pasojat janë shumë serioze. “Rreth 60% e burrave dhe grave të abuzuar përballen me probleme të rëndësishme në jetën e tyre emocionale ose seksuale, ” thuhet në raport.

Dokumenti me 2.500 faqe sheh dritën e ditës sot pasi Kisha Katolike në Francë, si në vendet e tjera, kërkon të ballafaqohet me sekretet e errëta që kanë njollosur reputacionin e saj për disa vjet.

Në Francë publikimi i këtij raporti konsiderohet i një momenti hisotirk, pas krizës që ka pllakosur Kishën Katolike për dekada të tëra.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *