Investigimi i RAI 3/ “E aftë të sjellë në Europë tonelata me kokainë nga Amerika Latine”, prokurori i Napolit: Mafia shqiptare e lidhur me N’Drangheta-n

investigimi i rai 3 e afte te sjelle ne europe tonelata me kokaine nga amerika latine prokurori i napolit mafia shqiptare e lidhur me ndrangheta n
investigimi i rai 3 e afte te sjelle ne europe tonelata me kokaine nga amerika latine prokurori i napolit mafia shqiptare e lidhur me ndrangheta n

Në emisionin investigativ më të rëndësishëm në Itali “Report” të transmetuar në televizionin shtetëror italian “RAI 3” u trajtua mbrëmjen e djeshme lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Sipas investigimit, thuhet se mafia shqiptare ka bërë një rritje epokale në cilësi.

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga shtet ku ka një korrupsion të përhapur. Kështu organizatat kriminale që vijnë nga Shqipëria janë menjëherë të pasura, të forta dhe të pushtetshme. Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me N’Drangheta. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që edhe në mënyrë të pavarur të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokaine” – thotë Nicola Gratteri prokuror i Napolit.

Në reportazh thuhet se Shqipëria renditet nga Transparency International si një nga vendet më të korruptuara në Europë. Një rekord i trishtë i mbajtur prej disa dekadash. Gazetari kujton se vite më parë, kur sapo kishte ardhur në pushtet, kryeministri Edi Rama kishte emëruar si këshilltar ish-prokurorin italian Francesco Mandoi që për 20 vjet kishte qenë një pikë lidhjeje mes prokurorisë italiane të anti-mafias dhe dhe prokurorisë shqiptare.

“Nuk pati zhvillime të mëdha të ndonjë konsulence. Këshilltar në letra, por nuk më dëgjuan kurrë. Nuk më telefonuan kurrë edhe pse kishte shumë punë për të bërë. Anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve dhe kanë mundësi për të kushtëzuar veprimet e qeverisë” – thotë ish-këshilltari i Edi Ramës, prokurori i antimafias italiane Francesco Mandoi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts