Investigimi i RAI3, Çlirim Gjata: Kur Engjëll Agaçi u bë sekretar i Përgjithshëm, të dënuarit në Itali me nga 20 vite burg, u ekstraduan në Shqipëri dhe u liruan

investigimi i rai3 clirim gjata kur engjell agaci u be sekretar i pergjithshem te denuarit ne itali me nga 20 vite burg u ekstraduan ne shqiperi dhe u liruan
investigimi i rai3 clirim gjata kur engjell agaci u be sekretar i pergjithshem te denuarit ne itali me nga 20 vite burg u ekstraduan ne shqiperi dhe u liruan

Duke komentuar investimin e televizionit italiane Rai3, juristi Çlirim Gjata, i ftuar në “Open” në News 24,  u shpreh se kur Engjëll Agaçi u bë sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, të dënuarit në Itali me nga 20 vite burg, u ekstraduan në Shqipëri dhe u liruan.

“Si shpjegohet fakti që në momentin që u bë sekretar i përgjithshëm, ata që kishte mbrojtur dhe ishin dënuar me nga 20 vjet atje, ekstradoheshin në Shqipëri ose bënin shumë pak burg ose liroheshin. Për budallenj tani nuk jemi, kupton.

Gazetaria nuk mund të rrijë pa e thënë këtë. Pikërisht këta që ka mbrojtur këtu me studio në Itali, narkotrafikantë të rrezikshëm, ata filluan të ekstradoheshim dhe të liroheshin. Thjesht ta thëmi këtë fakt”, tha Gjata.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts