iOS 15, zbuloni ndryshimet e reja nga Apple dhe nëse mund ta shkarkoni në iPhone-in tuaj

ios 15 zbuloni ndryshimet e reja nga apple dhe nese mund ta shkarkoni ne iphone in tuaj
ios 15 zbuloni ndryshimet e reja nga apple dhe nese mund ta shkarkoni ne iphone in tuaj

Autori: REDIS

00:10 25/09/2021

iOS15 është versioni i fundit i sistemit operativ të Apple.

Të qëndrosh në kontakt me miqtë, familjarët dhe njerëzit e tu më të dashur tani është më e thjeshtë se kurrë dhe një eksperiencë më e mirë me funksionin e ri “SharePlay”.

Gjatë kohës që jeni duke ndjekur programin tuaj të preferuar, duke dëgjuar muzikë ose duke naviguar në telefon ju mund të ndani gjithçka me miqtë. Të shikoni video ose të dëgjoni muzikë pavarësisht distancës tuaj.

[embedded content]

Tashmë FaceTime nuk është vetëm për përdoruesit e Apple, por edhe miqtë tuaj dhe familjarët me versionet e Windows ose Android mund të komunikojnë me ju përmes një linku dhe telefonatat janë të sigurta dhe private me funksionin “end to end encrypted”.

Voice Isolation (izolimi i zërit) minimizon zhurmat dhe vendos zërin tuaj si parësor. Kur muzika dhe zhurmat që të rrethojnë janë po aq të rëndësishme sa ato që thua “Wide Spectrum” është funksioni i duhur për një audio të pafiltruar.

Ka disa Memoji të reja interesante që ju mund t’i përdorni në mesazhe.

Tani ju mund të personalizoni më tepër pamjen tuaj virtuale duke përfshirë helmeta dhe tuba oksigjeni.

Fokus! Ku do të përqëndrohesh?

Me funksionet e reja telefoni juaj përshtatet sipas momenteve. Jeni duke drejtuar mjetin, duke bërë palestër, jeni në një lojë apo duke lexuar? Ju mund të krijoni edhe zonën e personalizuar të përqëndrimit për situata të veçanta dhe të përzgjidhni se për çfarë telefoni do t’ju ndërpresë momentin tuaj.

Njoftimet në iOS15 janë ridizenjuar duke përfshirë tashmë fotot e kontaktit, por edhe një përmbledhje nëse për një kohë të gjatë ju nuk e keni hapur telefonin. Ka një mënyrë tjetër për të parë botën me Maps të iOS.

Një mënyrë e re grafike 3D e qendrave të njohura dhe një përmirësim në gjetjen e rrugëve për vendndodhje të ndryshme.

Me Safari tani do kërkoni në fund! Me versionin e ri Safari ka zhvendosur search dhe gjithë funksionet e tjera në fund të telefonit duke i dhënë një pamje të plotë të faqeve që ju vizitioni dhe të gjitha faqet e hapura tani janë në grup ku ju mund të kaloni nga njëra tek tjera shumë shpejt.

Një nga funksionet dhe përditësimet më të mira të iOS 15 është Live Text në foto. Live Text është një metodë inteligjente e cila ju ofron informacione të vlefshme tekst nga fotot tuaja, ju mund të bëni një telefonatë, të dërgoni një email, të merrni gjithçka ju nevojitet vetëm me një klikim mbi tekstin që ka në fotot tuaja.

Të gjitha përditësimet e plota për Ios 15 i gjeni në faqen zyrtare të Apple. Versionin e ri mund ta përdorni duke nisur nga modeli iPhone 6S deri tek versioni i fundit, iPhone 13. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts