
22:08 22/09/2023
Këto pamje vijnë nga një qendër tregtare në Dubai.
Dalja në treg e iPhone 15 çoi në kaos në këtë vend, pasi njerëzit u përfshinë një shtyrje masive, teksa prisnin për të shtënë në dorë modelin e ri.
Këto pamje vijnë nga një qendër tregtare në Dubai.
Dalja në treg e iPhone 15 çoi në kaos këtë vend, pasi njerëzit u përfshinë në një ‘sherr masiv’ teksa prisnin për të shtënë në dorë modelin e ri.
LEXO MË SHUMË NË https://t.co/2y86VDEVj7 pic.twitter.com/vJkgVUMuTh— RTV KLAN (@rtvklan) September 22, 2023
Për të qetësuar situatën u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë.
Pamjet tregojnë sesi klientët shtyjnë njëri-tjetrin jashtë një dyqani në qendrën tregtare, një nga më të mëdhatë në botë. Në një tjetër moment, njerëzit mund të shihen edhe teksa rrëzohen përtokë.
Me mijëra raportohet se qëndruan në radhë nëpër botë, për të pasur mundësinë që të ishin të parët që do të mund të blinin iPhone-in e ri me vlerë 799 dollarë./tvklan.al
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al