Irak, 14 raketa godasin bazën ushtarake ku janë strehuar trupat amerikane

Të paktën 3 ushtarë amerikanë në Irak u plagosën sot pasi mbi dhjetëra raketa goditën bazën ushtarake në të cilën janë vendosur trupat e SHBA-së.

“Rreth orës 00:30 sipas kohës lokale, Baza Ajrore Ain Al-Assad u sulmua me 14 raketa. Raketat ranë në bazë dhe në perimetër. U aktivizuan masat mbrojtëse. Dëmet po vlerësohen”, tha në Twitter kolonel Wayne Marotto, zëdhënës i koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja kundër DEASH-it.

Në një postim të mëvonshëm në Twitter, zëdhënësi tha se 3 ushtarë kishin pësuar dëmtime të lehta.

Marotto nuk dha informacione në lidhje me organizatorin e sulmit ose nëse pati kundërpërgjigje, por SHBA-ja për sulmet e kaluara ka fajësuar paramilitarët e mbështetur nga Irani.

Të martën në mbrëmje, Aeroporti Ndërkombëtar në Erbil, kryeqyteti i rajonit të Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), ku janë vendosur ushtarët amerikanë, gjithashtu u sulmua me dronë të mbushur me eksplozivë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *