Irak, 6 të vrarë dhe 5 të plagosur në sulmet e IS

Gjithsej gjashtë persona u vranë dhe pesë u plagosën të hënën në sulmet e militantëve të grupit të Shtetit Islamik (IS) në provincat e Kirkuk dhe Diyala, tha një zyrtar provincial dhe një burim policor.

Në provincën veriore të Kirkukut, militantët e IS-it shfrytëzuan një stuhi pluhuri që përfshiu pjesën më të madhe të Irakut më herët gjatë ditës dhe i vunë zjarrin një ferme gruri në zonën Taza jashtë kryeqytetit të provincës Kirkuk, rreth 250 km në veri të Bagdadit.

Zjarri bëri që një forcë e përbashkët nga policia irakiane dhe luftëtarët paraushtarakë Hashd Shaabi me fshatarët të nxitojnë në fermë për të shuar zjarrin kur militantët ekstremistë të IS hapën zjarr mbi ta, duke lënë tre policë dhe dy fshatarë të vrarë, tha Adil.

Militantët ekstremistë shpërthyen gjithashtu një bombë në anë të rrugës pranë një automjeti policie, duke e dëmtuar automjetin pa viktima njerëzore, tha kryebashkiaku.

Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes pasi trupat e përforcimit arritën në zonë, shtoi ai.

Në provincën lindore të Irakut, Diyala, militantët e IS sulmuan një fshat në mbrëmje pranë qytetit Jalawlaa, rreth 135 km në verilindje të Bagdadit, duke vrarë një fshatar dhe duke plagosur pesë të tjerë, duke përfshirë tre gra, tha majori Alaa al-Saadi nga policia provinciale.

Gjatë muajve të fundit, forcat irakiane të sigurisë kanë kryer operacione kundër militantëve ekstremistë për të goditur aktivitetet e tyre të intensifikuara.

Situata e sigurisë në Irak është përmirësuar që nga viti 2017. Megjithatë, mbetjet e IS-it që atëherë janë shkrirë në qendra urbane, shkretëtirë dhe zona të thyera, duke kryer sulme të shpeshta guerile kundër forcave të sigurisë dhe civilëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.